#CheckitFirst: Udhëzimet dhe formulari i dorëzimit (ALB/SQI)

Çmimet e Gazetarisë Etike të ARTICLE19 2024 në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi

ARTICLE19 publikon Çmimet e Gazetarisë Etike si pjesë e fushatës sonë #CheckItFirst.

#CheckItFirst funksionon në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Fushata reklamon përshtatjen e gazetarisë etike si një mbrojtje thelbësore kundër dezinformatave në rajon. Si pjesë e kësaj fushate, ftojmë gazetarët në të katër vendet që të marrin pjesë në çmimet tona të gazetarisë dhe të shfaqin publikisht mbështetjen e tyre për standardet profesionale që u nënshkruan kur u bënë gazetarë – standarde të cilat i kanë rrënjët në parimet e gazetarisë etike. Afati i fundit është 12 Prill.

Si gazetar, ju ftojmë të dorëzoni lajme që paraqesin zbatimin dhe miratimin e parimeve etike të gazetarisë. Punimet tuaja duhet të paraqesin shpirtërisht ndikimin pozitiv të respektimit të këtyre standardeve për sa i përket saktësisë, objektivitetit dhe besueshmërisë së tregimeve tuaja. Punimi juaj duhet gjithashtu të nxjerrë në pah kontrollin rigoroz të informacionit dhe proceset e kontrollit të fakteve që keni përdorur në raportimin tuaj.

Pesë parimet themelore të gazetarisë etike që duhet të pasqyrohen në tregimin tuaj janë: 

(Për më shumë, shihni Ethical Journalism Network)

Pjesëmarrja në çmimet tona do t’ju japë një mundësi për të rishikuar kodet tuaja kombëtare profesionale të etikës dhe të konsideroni se si ato pasqyrojnë parimet etike të gazetarisë.  

Fushat tematike të artikujve:

Ftojmë gazetarët të paraqesin artikuj mbi: Drejtësinë sociale dhe pabarazinë, shëndetin dhe sigurinë publike, raportimin mbi mjedisin, të drejtat e grave, diversitetin dhe përfshirjen, historitë e interesit njerëzor dhe çdo temë tjetër të rëndësishme për vendin tuaj. 

Si të regjistroheni në çmimet tona të gazetarisë:

  1. Përcaktoni një lajm që pasqyron pesë parimet e gazetarisë etike të përmendura më sipër (gjithashtu i gjeni në Ethical Journalism Network). Regjistrimet realizohen vetëm në periudhën ndërmjet 1 marsit 2023 dhe 7 marsit 2024.  Do të pranojmë vetëm artikuj nga mediat online dhe të shkruara. Vini re se lajmet e paraqitura në TV, radio ose në format video nuk do të merren parasysh për dorëzim.
  2. Dorëzoni një letër motivuese me artikullin tuaj. Shpjegoni sesi standardet etike të gazetarisë luajtën një rol në raportimin tuaj dhe e mbështetën procesin e kontrollit të informacionit. Meqenëse kodi juaj kombëtar profesional i etikës udhëhiqet nga këto parime, ju gjithashtu inkurajoheni t’i referoheni atij në letrën motivuese.
  3. Artikujt pranohen në gjuhën e botimit të tyre të mëparshëm. Letra motivuese mund të dorëzohet në anglisht ose në ndonjë nga gjuhët rajonale.

Sigurohuni që të hyni në çmimet tona deri më 12 prill 2024. 

Juria jonë:

Paneli i jurisë përbëhet nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të fokusuar në çështjet e medias, gazetarë ekspertë dhe akademik. 

Juria zgjedhë ata artikuj që paraqesin në mënyrë më efektive përfshirjen e standardeve etike të gazetarisë. Juristët analizojnë si artikullin ashtu edhe letrën motivuese që bashkëlidhet në dorëzim. Referenca në standardet kombëtare profesionale dhe njohja e tyre në letrën motivuese janë një avantazh.

Afati kohor i dorëzimit:

  • 14 Mars: hapja e çmimit për gazetarinë
  • 12 Prill: Afati i fundit për dorëzimet
  • 29 Prill: Vendimi dhe shpallja e fituesve

Çmimi:

Çmimet e Gazetarisë Etike: Formulari i dorëzimit

Pledge: Upholding Ethical Journalism Principles

I, the media professional, pledge to adhere to the professional principles of ethical journalism. By signing this pledge, I commit to fully incorporating the code of conduct from my country in my reporting.

(Maximum 700 words)
Selected candidates have the opportunity for their quote to be featured on our website. Please ensure the hyperlink you paste is active.
(PDF and jpeg file types accepted)

Please note that if you encounter any difficulties submitting your application through this online form, kindly attach all required documents, including the completed consent form for a pledge, that you can upload here.  Please submit all documents to: [email protected]

We apologise for any inconvenience and thank you for your cooperation.

*Leja: “Duke dorëzuar punimin tuaj, ju lejoni ARTICLE19 që letrën motivuese dhe artikullin tuaj ta përdorë në fushatën tonë #CheckItFirst që promovon gazetarinë etike. Kjo përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, publikimin në faqen e internetit të ARTICLE 19, kanalet e mediave sociale dhe materialet e fushatës.

Fushata #CheckitFirst është pjesë e një projekti rajonal të financuar nga BE që ka në fokus trajtimin e manipulimit dhe ndërhyrjes së informacionit të huaj (FIMI). Ky projekt synon të kontribuojë në një qëndrueshmëri më demokratike ndaj FIMI dhe të reduktojë shanset e konfliktit ndërkomunal të shkaktuar nga FIMI në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Kjo fushatë financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e ARTICLE19 dhe nuk pasqyron domosdoshmërish këndvështrimin e Bashkimit Evropian.